Studio avokatie Celibashi & Associates me qëndër në Tiranë

Kjo është faqja e Zyrës Ligjore dhe Financiare “Celibashi & Associates”.
E themeluar më 19 dhjetor 2009, kjo zyrë ka për qëllim t’ju vij sa më afër klientëve për problemet e tyre ligjore dhe financiare.

Në përbërje të studios, janë Financier dhe Avokat, të diplomuar me rezultate shumë të mira në Shqipëri, por edhe në Perëndim, duke patur mbi supet e tyre eksperiencën e nevojshme për dhënie konsulence, zgjidhje mosmarrëveshjes në gjykatë, apo lidhje bashkëpunimi me biznese të ndryshme.
Ajo çka ne synojmë, është korrektësia dhe shpejtësia në zgjidhjen e çdo lloj problemi ligjor dhe financiar, për të cilin janë të interesuar klientët tanë.

Stafi i zyrës është një ndërthurje mes njerëzve të rinj dhe atyre më të vjetër në moshë, por që të gjithë i bashkon përkushtimi në profesionin e tyre.

Avokatët dhe Ekonomistët e Zyrës Ligjore dhe Financiare “Celibashi & Associates”, kanë përgatitjen e nevojshme për të zgjidhur çdo lloj problemi ligjor dhe financiar që mund të paraqitet.
Kontratat që ne mund të lidhim janë në disa gjuhë të huaja si, anglisht, greqisht, italisht, frëngjisht, serbo-kroatisht, turqisht dhe gjermanisht..

Synimi ynë është të punojmë me korrektesë dhe përkushtim, duke u rritur çdo ditë e më shumë, jo vetëm në Shqipëri, por pse jo edhe për të hapur zyrat tona në vendet fqinje.
Jeni gjithmonë të mirëpritur, për të zgjidhur problemet tuaja!